Recital i Malësorit

13 Tetor, 2019 - 12:30 pm

Sot janë bërë 108 vjet nga koha kur lindi gjeniu i prozës moderne shqiptare, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).

Migjeni ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar dhe më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të.

Në veprat e tij, ai kryesisht ka pasqyruar mjerimin e thellë të viteve kur jetoi.

Më poshtë mund ta lexoni një ndër poezitë e tij më të mira që la pas:

Recitali i Malësorit

0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. /KultPlus.com


Të ngjajshme