10 Shkurt, 2019 - 6:30 pm
“Republika”, titullohet ora letrare që do të mbahet këtë të premte në Kino Armata në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Njëmbëdhjetë poet do të flasin përmes poezisë me publikun, duke shënuar kështu 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë orë letrare do të lexojnë: Dije Demiri Frangu, Halil Matoshi, Brikenë Ceraja – Beka, Xhevat Latifi, Ilire Zajmi, Ndue Ukaj, Sali Bashota, Gili Hoxhaj, Vlora Konushevci, Besnik Camaj, Valentina Saraçini dhe Denis Galushi – lexon Kujtim Paçakun.
Ora letrare “Republika” organizohet nga Vlora Ademi, ndërsa krahas poezive, kori “Okarina” do të sjellin premierë këngën “Republika” me tekst të Bes Camajt.
Kjo ngjarje do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 14:00 në Kino ‘Armata’ në Prishtinë./ KultPlus.com