Revista “Arkivat Shqiptare”, botim i përbashkët Shqipëri-Kosovë

22 Nëntor, 2019 - 8:31 pm

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës prezantuan sot numrin e ri të revistës “Arkivat Shqiptare”.

Revista “Arkivat Shqiptare” është organ shkencor dhe profesional, i botuar për herë të parë më 1999 nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Qëllimi i revistës është shkëmbimi i informacionit për dokumentet, tematikat dhe larminë e tyre, organizimi i veprimtarisë arkivore dhe komunikimi me profesionistët, shqiptarë e të huaj.

“Arkivat Shqiptare” nuk është vetëm një periodik i DPA, por një botim i përbashkët me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, duke kthyer në realitet unitetin profesional të arkivistëve të të dy vendeve.

Në këtë numër paraqiten aktet e Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës “Arkivat dhe të drejtat e njeriut”, e cila u zhvillua në qershor të vitit 2019 në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me bashkëpunimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme