29 Gusht, 2017 - 5:56 pm
Revista e njohur letrare irlandeze ‘The Galway Review’, ka botuar katër poezi të poetit kosovar Ragip Sylaj, shkruan KultPlus.
‘Lodhur nga fëmijëria’, ‘Njerëz të urtë’, ‘Vdekja e poetit’ dhe ‘Rrëmbimi i Erosit’ janë poezitë që i janë botuar Sylajt në këtë revistë e të cilat po pëlqehen mjaft shumë nga lexuesit. Të përkthyera në gjuhën angleze, poezitë e poetit kosovar përçojnë mesazhet e thella ashtu siç vetëm Ragip Sylaj di të shkruaj. Në këtë revistë poashtu është publikuar edhe një CV e shkurtër e poetit, ku tregohet karriera e tij në pika të shkurtra. Poezitë i përktheu Kujtim Morina./ KultPlus.com