21 Nëntor, 2022 - 6:00 pm
Kryefjalë e edicionit të 13 në “Ditët e Albanologjisë” është rishikimi i standardit.
Drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike Luan Përzhita thotë se 60 gjuhëtarë nga hapësira mbarë shqiptare do sjellin propozime konkrete për ndryshimet e standardit dhe drejtshkrimit.
Pas festimeve të 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe nga Akademia e Shkencave, debati për standardin vjen sërish në qendër, kësaj here nga Akademia e Studimeve Albanologjike. Luan Përzhita tha se 60 gjuhëtar do referojnë ndryshimet gjuhësore, përmes kumtesave shkencore.
Problemet e shqipes dhe drejtshkrimit të saj do të debatohen në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë për tre ditë theksoi Përzhita.
“Do të debatojnë për çështje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën standarte. Pas festimeve për 50 vjetorin e drejtshkrimit të Gjuhës, tani radhën e kanë konferecat shkencore dhe analizat e fundit nga gjuhëtarët, që do ti shpalosin në 60 kumtesa shkencore”.
Në këtë edicion të 13 të “Ditëve të Albanologjisë” u prezantuan edhe 78 botimet me fokus, historinë e Shqipërisë dhe shkencën e albanologjisë. /abcnews.al/ KultPlus.com