Romani i Arben I. Kastratit në Panairin e Librit në Tiranë, do të bëhet edhe film

15 Nëntor, 2018 - 1:00 pm

“I dashuri unë” është romani i aktorit, regjisorit Arben I. Kastratit që është prezantuar në Panairin e Librit në Tiranë, roman i cili është nominuar edhe për çmimin Kadare, shkruan KultPlus.

Me botues “Artini”, ky roman shtrihet në periudhën e luftës në Kosovë, ku personazhi kryesor, i cili është edhe aktor, i ndjekur nga paramilitarët serb, hyn në kinemanë e qytetit të fshihet. Në arkivin e kinemasë, që kishte vite që nuk funksiononte, ai gjen shumë filma.

Mbrëmjeve, kur NATO-ja bombardonte caqet militare serbe, ai ulej dhe shikonte filma. Duke shikuar filmat, kujton ngjarjet kryesore politike, duke u kthyer në retrospektivë…

Romani është adaptuar skenar filmi dhe xhirimet e filmit fillojnë në shtator të vitit 2019./KultPlus.com

Të ngjajshme