Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në Panairin Ndërkombëtar të librit në Frankfurt

20 Tetor, 2023 - 9:29 am

Më 18 tetor është hapur panairi më i madh i librit në botë, “Panairi i Librit në Frankfurt”, shkruan KultPlus.

Në këtë ngjarje madhështore, po prezantohet edhe letërsia shqipe.

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i autorit Jusuf Buxhovi po prezantohet në panairin e sivjetmë të librit në Frankfurt, i përkthyer në frëngjisht dhe italisht, nga dy botues të njohur botëror: “L’Harmattan” nga Parisi (“Qui resiste a la peste resiste au diable – le journal de Gjon Nikollë Kazazi”) dhe “Armando editore” (“Per te terra mia – Confessioni Gjon Nikola Kazazi”) nga Roma.

Romani në frengjisht është përkthyer nga Odette Marquet, ndërsa në italisht nga Liljana Cuka – Maksuti.

Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh tregtar në botë për librat, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara. Konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i librit në botë.

Panairi do të zgjasë deri më 22 tetor. /KultPlus.com

Të ngjajshme