13 Janar, 2023 - 10:15 pm
Në tavolinën e një shkrimtarit padukshëm zë vend dhe një tjetër personazh, që është lexuesi i tij. Në të zhvillohet një luftë e heshtur që për shkrimtarin dhe përkthyesin Fatos Kongoli ka qenë lufta dhe frika më e madhe e tij.
“Lufta ime më e madhe ka qenë nëse ja vlen të shkruaj apo nuk ja vlen të shkruaj.E kam pas tmerrësisht frikë lexuesin dhe më dukej sikur tallej në çdo frazë që shkruaja unë”.
Ndërsa sot feston 79 vjetorin e lindjes, kjo nuk është vetëm një ditë feste e nostalgjie por edhe një moment reflektimi për çka ka jetuar. Por mosha për të është thjesht një numër, kur vjen puna te krijmtaria letrare që nuk ka ndalur.
“Nuk ka shkrimtar që të heqë dorë kështu vullnetarisht”.
Në vite Letërsia ka ndryshuar, dhe për shkrimtarin Kongoli ashtu duhet të ndodhë. Ndaj krijuesve të rinj ka qenë i vemëndshëm ku mes syresh dallon shumë të talentuar. Por letërsia sipas tij nuk është vetëm pasion.
“Brezat e rinj sjellin perceptimin e vet, botën e vet”.
Krijmtaria e Kongolit ka shkuar përtej kufijve, ku një pjesë e tyre ka parë dritën e botimin edhe ne gjuhë të huaj./Tv Klan/ KultPlus.com