3 Nëntor, 2024 - 2:27 pm
“Nuk mund të dimë asgjë për jetën, e jetojmë atë vetëm një herë (Kundera)”
Ballsor Hoxha
Në simopiuzmin e fundit të Filozofemës, rofesori, Kandidat për PhD në universitet të Zagrabeit Nehat Sadiku, prezantoi, ndër të tjera edhe nevojën e njeriut për të kornizuar lirinë, në të vërtetë ajo duke ardhë prej Teknologjisë si mënyrë e të menduarit. Në të vërtetë në elaborimin e tij Sadiku tha se kjo vjen si pasojë prej kohës së tërheqjes (rezignimit) së njeriut nga bota dhe funksioni i saj (Sadiku, Foucault), e që kjo e dyta vjen si pasojë e tërheqjes (rezignimit) të zotit (Sadiku, Nietzsche).
Në këtë teknologjia, si mënyrë (totale) e të menduarit ka metastazuar në të vetmen gjendje të njeriut në mendim (nëse ka një mendim njeriu?), kështu duke u bërë e qartë, si që ka qenë gjithherë, shkenca që është instrument i teknologjisë, këtij lloji të (rezignimit të njeriut) menduarit. Dhe jo në të kundërtën e kësaj, pra jo teknologjia në shërbim të shkencës!
Duke e vazhduar diskursin e “epistemës” të cilën Sadiku e vë në veprim, e mishëron, për të mos zgjatur citimin e tërë fjalës së tij, që përndryshe ishte tejet e ditur dhe e frymëzuar, do të kalojmë në një kompleks përshtypjeje, inspirimi dhe mendimi, që ngjallë prezantimi i Sadikut në këtë sipozium:
Nëse e vëzhgojmë (megjithëse jo e duhura mënyrë, sipas epistmës së Sadikut në veprim) kronologjikisht dhe në krahasim, historinë njerëzore, njerëzimi me zbulimin e Kohës (racionalizimit, të menduarit etj, Sadiku), do të shohim se Koha, po ashtu është një kornizim krejtësisht i gjykueshëm (sipas prezantimit të Sadikut) por që ka vetëdijesuar njeriun për Temporalitetin. Kjo duke e shumëfishuar afrinë e njeriut ndaj Kohës, dhe me këtë ekstatiken e kësaj afërsie. Në të vërtetë, njeriu ka vënë në dinamikë, veten me kohën, ndaj Kohës, dhe kjo duke u – humanizuar – aq sa vë në funksion njeriun ndaj Kohës, me këtë, thënë shkurt, vë në dukje, në horizont, “jehonën e çekanit të vdekjes”, të kësaj kornize, dhe të gjitha kornizave që mund t’i njohim, sot, që prishet, e zbulon/ e-bën-të-pavërejtshme (inconspicuousness) vetë vdekjen, vetë qenien.
Në të vërtetë, u tha e tërë kjo, për të farkëtuar një thirrje për mendim (megjithëse sipas Heidegger nuk dimë të mendojmë, ende, nuk jemi mësuar), të cilën e prezantoi Sadiku, dhe më pas vazhdn përshtypja nga po kjo:
Duhet thënë se në prezantimin e Sadikut ka një humane rrënjësisht të pastër dhe të qartë, kur ai përfundon se ne nuk jemi kundër, ne jemi duke e dasein-uar, dasein, të pakrahasueshëm, të pa një hermeneutikë që ndërhyn, apo mund të ndërhyjë brenda këtyre, kësaj, qenies vetë.
Mirëpo, për të tërën, këtë mënyrë jete të re, mund të ihet edhe një _ fusnotë – që ndoshta nuk përfshinë edhe intepretimin e saj (intepretimin e Sigmund Freud), por vetëm lojën Fort Da, të vëzhguar nga po i njëjti. Është vrasja/fundimi i ankthit të – kalimit nëpër mileniume – për të kornizuar hapin, e pakarahasueshëm të Dasein, e në mënyrë që të vazhdohet tutje në këtë unievrs teknologjie.
Falemnderit, profesor Nehat Sadiku!/ KultPlus.com