25 Maj, 2022 - 11:30 am
Romani “Rrushja” nga autori Jusuf Buxhovi, që doli këto ditë nga shtypi, nesër promovohet në Prishtinë, shkruan KultPlus.
“Rrushja” trajton plagët e luftës së fundit – dhunimet e femrave të kryera nga soldateska jugosllave, si pjesë e një koncepti morbid, që etnocidi ndaj popullatës shqiptare të përcillet edhe me “misionin e shenjtë”, të shpallur nga Kisha Ortodokse Serbe, që femrat e dhunuara shqiptare të lindin bastardët serbë.
Rrushja, është njëra ndër mijëra viktima të këtij “misioni”.
Tragjedia e Rrushës, po edhe të tjerat që e përcollën atë, pasqyrohet nëpërmes rrëfimit të të birit, që si fëmijë përjetoi dramën, ku ai, po ashtu, shfaqet si viktimë e realiteteve të reja të pasluftës nga shkaku se çlirimin nuk e përjeton si liri…
Promovimi mbahet nesër (e enjte) në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.
Romani u botua nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston, 2022, faqe 173. / KultPlus.com