31 Gusht, 2018 - 10:00 pm
Moderatorja e njohur ka përdorur Instagramin për t`i përcjellë nënave një mesazh të vyer. Ajo është shprehur se bota e vajzave të vogla duhet të zgjerohet më shumë edhe me histori të tjera përveç atyre me princër e princesha.
Sipas saj vajzat nuk mund të privohen nga rrëfenja të njohura klasike si “Borëbardha”, “Hirushja”, apo “Bukuroshja e fjetur” mirëpo kësaj listë duhet t’i shtohen edhe libra të tjerë.
“Mama vajzash, mos iu blini të voglave tuaja, vetëm libra me princesha, se do t`i bëni punëtore Instagrami! Lexojini libra, si këto, që të njohin ca vajza të vogla rebele, që u bënë, shkrimtare, gazetare, shkencëtare, bilionere, aktiviste, politikane, avokate e astronaute; vajzat mund të bëhen çdo gjë që duan”, ka shkruar moderatorja duke e lehtësuar ca përzgjedhjen me një sugjerim: librin “Goodnight stories for rebel girls”./ KultPlus.com