Rushdie sjell Don Kishotin e kohëve të sotme

1 Shtator, 2019 - 6:30 pm

Jo, nuk është si puna e bukës së lyer me mjaltë. Është Quichotte si te Don Kishoti, novela e shekullit të shtatëmbëdhjetë e Miguel de Servantesit, por këtu i riimagjinuar prej Salman Rushdie si një post-novelë e shekullit tonë.

Realizmi, dukshëm, më nuk është boshti i përshkrimit të botës sonë. Dhe sikur e thotë njëri prej karaktereve, “surealja, madje edhe absurdja, tani ofron përshkrimet më të sakta të jetës reale”.

Nuk jemi në Mançë, por në Trumplandë. Kalorësi ynë bredharak është një teveqel me emrin Ismail Smile, i cili mbetet pa punë si shitës ilaçesh dhe vendos të marrë rrugën nëpër krejt Amerikën me të birin e tij tinejxher me emrin Sanço.

Ismaili shpreson se do t’ia fitojë zemrën yllit televiziv me emrin Salma, sikurse ai me prejardhje indo-amerikane, emisioni televiziv i së cilës e ka kthyer atë në një “Oprah 2.0”. Ai kurrë s’e ka takuar, por i shkruan letra dashurie me emrin letrar “Quichotte”, duke besuar se “dashuria gjen rrugën e vet” për t’ua bashkuar zemrat… /KultPlus.com

Të ngjajshme