Sa shpejt fluturojnë vitet

25 Prill, 2019 - 6:30 pm

Fyodor Mikhailovich Dostojevski nga “Netët e Bardha”.

… Dhe të pyes: Ku shkuan ëndrrat tuaja? Dhe duke tundur kokën e tij më thotë: sa shpejt fluturojnë vitet! Dhe përsëri unë e pyes: çfarë keni bërë me jetën tuaj? Ku i keni varrosur ditët tuaja më të mira? A keni jetuar apo jo? Do të kalojnë akoma vite dhe do të vijë vetmia e zymtë. Do të vijë pleqëria duke u dridhur dhe pastaj ankthi dhe shkretimi. Do të vdesin, do të mbyten ëndrrat tuaja dhe do të shpërndahen si gjethet e verdha të pemëve! Atëherë ti do të jesh i trishtuar, do të jesh vetëm, krejtësisht vetëm, dhe nuk do të kesh asgjë për t’u penduar, asgjë, absolutisht asgjë.

Sepse gjithçka që ka ikur, që ka humbur, çdo gjë, çdo gjë ishte asgjë, një budallallëk, zero absolute, asgjë vetëm ëndërr!/ KultPlus.com

Të ngjajshme