Sabri Hamiti dhe Agim Isaku shpërblehen me ‘Çmimin e Karrierës’ në fushën e letërsisë shqipe

23 Tetor, 2023 - 5:00 pm

Bashkia e Lezhës ka organizuar për të tretin vit radhazi konkursin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2023.

Konkursi kishte në konkurrim 44 vepra në tre gjini: prozë (roman), vëllim poetik, si dhe vepër studimore.

Juria e përbërë nga: Mark Simoni, Diana Çuli e Prof. Alfred Çapaliku vlerësuan me këto çmime:

• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për romani më i mirë u vlerësua shkrimtari Primo Shllaku me romanin “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.

• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për vëllimin poetik më të  mirë u vlerësua poetja Vlora Ademi me librin “Katërdhetë e pak”.

•  Me çmimin At Gjergj Fishta për librin studimor më të mirë u vlerësua shkrimtari Gjon Marku me veprën “Gazullorët. Traditë në Rilindjen Evropiane”.

• U vlerësuan me “Çmim karriere” për kontributin e tyre në fushën e kulturës dhe letërsisë shqipe,  shkrimtari e studiuesi i mirënjohur nga Kosova Sabri Hamiti, si dhe shkrimtari i njohur  Agim Isaku.

• U vlerësuan me “Çmim karriere” (post mortum) për kontributin e tyre në fushen e kulturës dhe letërsisë shqipe dy shkrimtaret lezhjanë  Ndue Gaspri dhe Daniel Gazulli./shqip.com/KultPlus.com

Të ngjajshme