29 Maj, 2024 - 1:27 pm
Më 25 dhe 26 maj 2024 në qytetin e Korçës, Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, me përkrahjen e Bashkisë së Korçës dhe në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë, organizuan edicionin 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”.
Hapja solemne e aktivitetit u bë me fjalët përshëndetëse nga Jorida Dhëmbi Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” dhe nga Zamira Kita, Drejtore e Kulturës dhe Teatrit.
Në këtë festival morën pjesë poetë nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Italia, Sllovenia, Turqia, Greqia, Franca, Irlanda, Rumania, Maroku, të cilët i lexuan poezitë e tyre, mes tyre si: Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Rafael Newman, Besnik Mustafaj, Muhsine Arda, Dalila Hiaoui, Binak Kelmendi, Liridon Mulaj, Sali Bashota, Entela Kasi, Barbara Pogaçnik, etj.
Në këtë vit Pema simbolike e poezisë, u mboll në “Lëndinën e Poetëve”, në lulishten “Vangjush Mio” nga Sali Bashota, i cili u shpall Poeti Laureat i vitit 2024.
Gjatë dy ditëve u zhvilluan aktivitete të shumta në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, në Shtëpinë Muze “Vangjush Mio”, në Muzeun “Gjon Mili”, në Muzeun e Artit Mesjetar etj., ku u organizua debati për jetën dhe veprën e Nazim Hikmetit, pastaj u bë promovimi i kompletit të veprave të Basri Çapriqit, bashkëbisedimi me Besnik Mustafajn, biseda midis autorëve Ahmet Prençi, Liridon Mulaj, Entela Kasi, Enerestina Gjergji Halili, trajtimi i temës “Letërsia si atdhe universal i njerëzimit”, etj.
Në këto aktivitete me fjalët e tyre u paraqitën: Gunei Ozkilinic, Rozana Belli, Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Sali Bashota, Jorida Dhëmbi Tollkuçi, Enerestina Gjergji Halili, Entela Kasi, Ahmet Prençi, Liridon Mulaj, Mariana Gorzyca, Daniela Stoica, etj.
Juria profesionale në përbërje: Entela Kasi, kryetare, Rafael Newman, anëtar ndërkombëtar dhe Enerestina Gjergji Halili, anëtare, ndau çmimet tradicionale të “Netëve Korçare të Poezisë”.
Çmimi Special, Barbara Pogaçnik nga Sllovenia, Çmimi Asdreni, Mariana Gorczyca nga Rumania, Çmimi Dritëro Agolli, Guney Ozkilinç nga Turqia, Çmimi Poezia më e bukur, Liridon Mulaj, Kurora e poezisë, Besnik Mustafaj, Poeti Laureat për vitin 2024 Sali Bashota.
Me Mirënjohje për kontribute të çmuara në promovimin e kulturës kombëtare u nderuan: Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Shtëpia Studio Kadare, Zamira Kita, Drejtore e Kulturës dhe Teatrit dhe Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro.
Më datën 27 maj, poetët vizituan Bashkinë e Devollit, ku u takuan me Eduard Duro. Po ashtu, vizituan disa vende të trashëgimisë kulturore dhe historike. Ndërkaq në mbrëmje u mbajt një orë e madhe letrare, shoqëruar edhe me një program kulturor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës vlerësuan veprat e dy shkrimtarëve me Çmimet PEN. Milazim Krasniqi u nderua për veprën poetike “Kujtimet luajnë me mua” dhe Ahmet Prençi për veprën në prozë “Brenga e prokurorit”.
Gjithashtu, u botua vëllimi antologjik në dy gjuhë shqip-anglisht me titullin “Një diell i ri”, në të cilën përfshihen 34 poetë: Skënder Rusi, Albi Lushi, Aleksandër Çipa, Alfons Al Zeneli, Ahmet Prençi, Antonio Babliku, Besnik Mustafaj, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Liridon Mulaj, Mimoza Kuchly, Rakela Zoga, Rozana Belli, Sadik Bejko (Shqipëri), Christas R. Tsiailis (Greqi), Billy Ramsell (Irlandë), Anna Lattanzi, Luccilla Trapazzo, Salvatore Nappa (Itali), Alketa Gashi Fazliu, Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha, Lulzim Tafa, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Vlora Ademi (Kosovë), Dalila Hiaoui (Marok), Mariana Gorczyca (Rumani), Barbara Pogacnik (Slloveni), Rafael Newman (Zvicër), Filiz Civaner, Gunel Ozkilinç, Mesut Senol, Muhsine Arda (Turqi)./ KultPlus.com