29 Dhjetor, 2019 - 11:02 pm
Menjëherë pasi Albert Kamy gjeti vdekjen në aksident trafiku në vitin 1960, miku i tij i hershëm Zhan Pol Sartre ia drejtoi atij një letër emocionuese. Edhe pse kishin kohë që nuk flisnin me njëri tjetrin në këtë letër, që këtu po e sjellim shkurtimisht, Sartre shkruan për karakterin e heshtur dhe kontradiktor të Kamys.
Pjesët e shkëputura nga kjo letër mund t’i lexoni më poshtë:
“Gjashtë muaj më parë, madje edhe së fundi, njerëzit pyesnin: Çka do të bëjë ai tani? Për një kohë, ai kishte zgjedhur heshtjen, i shtyrë prej kontradiktave që duheshin respektuar. Por ai ishte prej atyre njerëzve të rrallë që edhe pritja i’a vlente. Bëhet fjalë për njerëz që i bëjnë zgjedhjet me maturi dhe që mbesin fanatik të asaj që zgjedhin. Një ditë ai edhe do të flasë, por ne nuk guxojmë ta themi se çfarë mund të jetë ajo. Ne vetëm mund të mendojmë se ai ka ndryshuar me botën, sikurse të gjithë ne; kaq na mjafton që ta ndiejmë praninë e tij. Heshtja e tij ishte njerëzore, pavarësisht se shpesh e kam konsideruar kaotike dhe të bezdisshme.
Atë mund ta shmangësh ose ta luftosh. Ai ishte i pashmangshëm në këtë tension që e bën jetën intelektuale të jetë ajo që është. Heshtja e tij e madhe këto vitet e fundit, kishte diçka pozitive: Ky ‘Dekart i Absurdit’ refuzoi të largohej nga ‘rruga e sigurtë’ e moralitetit dhe rrezikut, për disa shtigje të pasigurta të prakticitetit”./KultPlus.com