Së shpejti do të promovohet libri “Amanete zemre” nga Enver Petrovci

24 Tetor, 2024 - 11:30 am

Më 28 tetor, ditën e hënë, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”) do të bëhet promovimi i librit “Amanete zemre” i autorit Enver Petrovci.

Për të folur rreth librit, përveç autorit, në panel do të jenë të pranishëm: Xhevat Limani – aktor dhe regjisor; Nysret Simnica – recensues; dhe Naser Rafuna – aktor dhe skenarist.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Libri “Amanete zemre” paraqet përsiatjet e autorit mbi përvojën jetësore në teatër dhe jo vetëm. Libri përbëhet nga dhjetë kapituj, përkatësisht tema, përmes të cilave autori shpërfaq përvojën e tij në formë artistike.

Promovimi i librit është një mundësi e mirë për takim e diskutim të afërt me autorin, si dhe, gjithashtu, ta merrni atë me nënshkrimin e autorit. / KultPlus.com

Të ngjajshme