2 Nëntor, 2022 - 7:30 pm
Promovimi i librit “Kinematë e humbura të Mitrovicës” vjen të martën me 7 nëntor në ora 18:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Një libër ky i cili ka përmbledhur 25 rrëfime personale të qytetarëve mitrovicas.
Njihuni më për së afërmi me veprimtarinë e kinemave dikur, si dhe me zhvillimet kulturore të disa dekadave në qytetin e Mitrovicës.
Të ftuar në panelin diskutues: Naser Hajdari (historian), Lulzim Hoti në rolin e moderuesit dhe autorja e librit Nora Prekazi.
Ky projekt është mbështetur nga MKRS, në kuadër të thirrjes për projekte individuale, si dhe nga OJQ 7arte. / KultPlus.com