Së shpejti publikohet libri me poezi “Retë prej drite” nga Ndue Ukaj

7 Nëntor, 2022 - 7:30 pm

Së shpejti do të botohet libri me poezi “Retë prej drite” nga autori Ndue Ukaj, përcjell KultPlus.

“Çdo vepër e re letrare është gëzim dhe shqetësim i madh për krijuesin e saj. Ai gëzohet se lindi një botë e tij dhe shqetësohet për fatin e saj në kohë e rrethana të reja kur ajo krijon raport me lexuesin, ata që thuhet se ndonjëherë e shkruajnë gjysmën e veprës”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Libri më i ri me poezi “Retë prej drite” botohet këto ditë nga shtëpia botuese “Onufri”.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ukajt:

Miq dhe lexues,

Shtëpia Botuese Onufri këto ditë boton librin tim më të ri me poezi, Retë prej drite.

Çdo vepër e re letrare është gëzim dhe shqetësim i madh për krijuesin e saj.

Ai gëzohet se lindi një botë e tij dhe shqetësohet për fatin e saj në kohë e rrethana të reja kur ajo krijon raport me lexuesin, ata që thuhet se ndonjëherë e shkruajnë gjysmën e veprës.

Me këtë rast, u jam mirënjohës shkrimtarëve Visar Zhiti e Stefan Çapaliku për fjalët që kanë thënë rreth poezisë sime.

U jam mirënjohës pafund Bujar e Enxhi Hudhrit për punën dhe kujdesin që kanë ndaj letërsisë shqipe dhe veprës sime.

U jam mirënjohës lexuesve që janë pjesa më e bukur e jetës së një shkrimtari.

Unë besoj vërtet te poezia dhe forca që ka ajo për të bërë dritë në kohë të errëta dhe për të qenë shprehje e shpresës në kohë të trishta.

Poeti i madh amerikan Walt Whitman me të drejtë kërkon prej nesh si lexues e poetë që kurrë të mos pushojmë së besuari se fjalët e poezisë mund ta ndryshojnë vërtet botën. / KultPlus.com

Të ngjajshme