Shaban Pllana nderohet me çmimin letrar “Adem Demaçi”

5 Mars, 2021 - 2:16 pm

Për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u mbajt akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”, në kuadër të së cilës punimet e tyre i deklamuan tridhjetë poetë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LKSh).

Juria letrare ka pasur në shqyrtim punimet me shifra anonime sipas konkursit dhe me çmimin letrar “Adem Demaçi” u nderua për poezinë̈ më të mirë me këtë rast,  poeti Shaban Pllana me poezinë “Dikush troket në derën time”.

Kryetari i LKSh-së, Shyqri Galica tha se kjo datë shënon edhe fillimin e luftës se UÇK dhe të heroizmave të shumtë të atyre që ranë në altarin e lirisë.

Galica: Rruga e lavdishme për liri po vazhdon edhe sot

“Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës vazhdimisht ka shënuar në forma të ndryshme luftën e popullit tonë për liri e bashkim kombëtar, veprimtarinë atdhetare të personaliteteve kombëtare dhe heroizmin e shumë prej tyre që nuk kanë kursyer për atdhe edhe më të shtrenjtën, jetën. Rruga e lavdishme për liri me shumë sakrifica po vazhdon edhe sot me shumë peripeci dhe sikur po bëhen përpjekje të mbeten nën hije ata që nuk kursyen as vetën dhe familjet e tyre që përjetuan tragjedi dhe vuajtje të paparë”, tha ai.

Në kuadër të kësaj, juria për 30 poezitë, ka përzgjedhur edhe dhjetë pozitë me të mira: “Sofër heronjsësh”, “Hamëz Jashari”, “Pavarësia” dhe “Guri i Kosharës”, etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme