2 Maj, 2018 - 2:07 pm
Departamenti i Gazetarisë në Falultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhet me 560 libra të rinj të fushës së mediave me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Ky donacion vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Sipas një njoftimi për medie ceremonia e pranim – dorëzimit të këtij donacioni të vlefshëm për studentët dhe Departamentin e Gazetarisë, do të organizohet në zyrën e Institutit të Medias nesër (03 maj 2018) nga ora 13:30./ KultPlus.com