15 Mars, 2019 - 1:30 pm
Në Panairin Ndërkombëtar të librit në Paris, që u hap pardje, ka gjetur vend edhe romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (QUI REISTE A LA PESTE RESISTE AU DIABLE), i botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmattan” në përkthimin e Odette Marquet.
Romani i Buxhovit në frëngjisht ka pasur dy promovime të suksesshme në Paris si dhe tri ribotime brenda një kohe të shkurtër në Francë.
Në Panairin e Librit, autori Buxhovi, është prezantuar në stendën e botuesit parisien “L’Harmattan”, bashkë me autorët tjerë shqiptarë të përkthyer nga ky botues me renome botërore.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i botua në vitin 1982, krahas dhjetëra ribotimeve, është përkthyer edhe në sllovenisht (1990), serbisht (1986) dhe është në përkthim e sipër edhe në italisht dhe anglisht. / KultPlus.com