15 Nëntor, 2018 - 9:31 am
Letra e nobelistit Albert Einstein nga viti 1932 dërguar motrës së tij, në të cilën e paralajmëron për antisemitizmin dhe nacionalizmin rritës në atë kohë, është shitur në Kudsin Perëndimor për rreth 32.000.dollarë
Shtëpia e ankandit Kedem njoftoi se letra, të cilën Einsteini e shkroi para periudhës së qeverisjes së Adolf Hitlerit, liderit të Gjermanisë naziste, të martën mbrëma u shit për rreth 32.000 dollarë.
Einsteini letrën e ka shkruar pas atentatit të cilin djathtistët ekstrem në tetor të vitit 1932 e kryen ndaj ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Walther Rathenau, i cili ishte hebre.
Fizikani, i cili po ashtu ishte hebre, nga policia u paralajmërua se edhe ai mund të jetë në rrezik, pas çka Einsteini filloi të fshihet.
“Këtu gatuhen kohëra të errëta politike dhe ekonomike. Unë jam i lumtur që mund të lë gjithçka”, shkroi Einstein.
Shtëpia e ankandit njoftoi se letra është shitur dy herë më shumë se shuma e pritshme.