Shkrimtaret që janë burim frymëzimi dhe vlen të lexohen

5 Tetor, 2020 - 10:58 pm

Leximi është një ndër format më të mira për të shpenzuar kohë cilësore dhe këtë mund ta vërtetojë kushdo që ka nisur faqen e parë të një libri dhe është “rizgjuar” në frazën “Fund”.

Ndër vite botës nuk i kanë munguar shkrimtarë, e poetë të cilët kanë frymëzuar dhe edukuar me kryeveprat e tyre. Nuk mungojnë as shkrimtaret e poetet të cilat krijojnë qindëra botë, personazhe dhe jetë ne veprat e tyre.

Më poshtë rendisim shkrimtaret të cilat janë frymëzim me veprat e tyre dhe që padiskutim vlen të lexohen:

1. Doris Lessing (1919 – 2013)

Shkrimtare britanike dhe fituese e Çmimit Nobel për letërsinë, në vitin 2007.

2. Toni Morrison (lindur më 1931)

Ishte një shkrimtare, redaktore, dhe pedagoge amerikane e cila botoi romanin e saj të parë “Sytë Blu”, në 1970. Morrison fitoi çimin Pulitzer në (1987); dhe u njoh botërisht si shkrimtare kur u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë në 1993.

3. Virginia Woolf (1882-1941)

Ishte një shkrimtare angleze dhe një nga modernistet më të shquara të shekullit të njëzetë.

Gjatë periudhës mes luftërave, Woolf ishte një figurë e rëndësishme në shoqërinë letrare të Londrës. Veprat e saj më të famshme janë  “Zonja Dalloway” (1925),  “Udha për te fari” (1927) dhe “Orlando” (1928).

4. Clarice Lispector (1920 – 1977)

Ishte një shkrimtare e cila u bë e famshme për tregimet e shkurtra dhe plot risi. Ajo lindi në një familje hebrenjsh në Podolia të Ukrainës por familja e saj u zhvendos në Brazil kur ishte ende e vogël. Lispector botoi romanin e saj të parë në moshën 23-vjeçare dhe një monolog shkruar në një stil që u konsiderua revolucion në Brazil.

5. Angela Carter (1940 – 1992)

Ishte një shkruese romanesh, historish të shkurtra, poete dhe gazetare angleze e cila njihej për shkrime feministe me stil të realizmit magjik. Ajo njihet për librin e saj “Dhoma e Përgjakur” që u botua në vitin 1979.  Carter është fituese e disa çmimeve të rëndësishme për letërsinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme