4 Nëntor, 2021 - 1:24 pm
Autori i Afrikës së Jugut Damon Galgut fiton çmimin prestigjioz Booker për letërsinë artistike në tentativën e tretë për romanin e tij Premtimi. Galgut, i cili ishte nominuar më parë në 2003 dhe 2010, mori çmimin prej 50,000 Eurosh. Premtimi është libri i tij i nëntë dhe përshkruan rënien e një familjeje afrikano-jugore gjatë katër dekadave nga epoka e aparteidit deri në ditët e sotme.
Kryetarja e jurisë , Maya Jasanoff, e përshkroi atë si “një ture de force”. “Ai kombinon një histori të jashtëzakonshme, tema të pasura dhe historinë e 40 viteve të fundit të Afrikës së Jugut në një libër të punuar mirë,” tha ajo.
“Ai arrin të bashkojë cilësitë e tregimit të shkëlqyer, ka ide të shkëlqyera, është një libër që ka shumë për të nxënë , me vëmendje të jashtëzakonshme ndaj strukturës dhe stilit letrar“.
Titulli, Premtimi, i referohet një zotimi që i ishte bërë një shërbëtoreje me ngjyrë që punonte në një familje të bardhë do t’i jepej shtëpia ku ajo banon dhe toka ku ajo qëndron. Autori I librit u shpreh përulësisht mirënjohës për çmimin. Për Galgut u desh një kohë e gjatë që të arrinte deri këtu, ku ka arritur./klannews/ KultPlus.com