25 Qershor, 2021 - 11:11 am
Shkrimtari, poeti dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, po qëndron në Kosovë, përcjellë KultPlus.
Sidran, fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.), gjatë qëndrimit në Kosovë, do të pritet sot në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai po ashtu do të ketë takime me intelektualë, shkrimtarë, artistë e lexues të tij.
Ardhja e tij në Kosovë përkon me çmimin që do t’i ndahet sonte.
Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB, e që do t’ i jepet në një ceremoni solemne, sonte nga ora 20:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.
Abdullah Sidran është edhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës. / KultPlus.com