Shkrimtari shqiptar në Londër, Rudolf Marku shpallet “Poeti Laureat shqiptar”

31 Tetor, 2020 - 6:24 pm

Shkrimtari shqiptar në Londër, Rudolf Marku u shpall dje nëpërmjet një ceremonie mbajtur në Ministrinë e Kulturës, Poeti Laureat shqiptar.

Ai është autor i disa vëllimeve poetike, romaneve, shkrimeve publicistike dhe përkthyes i shumë autorëve të njohur të shekullit XX. Poezitë e Rudolf Markut janë përkthyer dhe botuar në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe në disa gjuhë të tjera.


Përgjatë dy viteve, 2020-2022, ai do të jetë në krye të një fushate për të promovuar poezinë shqipe.
Komiteti i këtij vlerësimi e shoqëroi vendimin me këtë motivacionin: “Ka arritur të ndërtojë një vepër të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike në të cilat ka jetuar poeti, duke shprehur me gjuhën e përshtatshme atë çka është e qëndrueshme te njeriu. Në motivacionin për Poetin Laureat është vlerësuar edhe shërbimi i çmuar që i ka bërë ai kulturës kombëtare, duke sjelle në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore”./ KultPlus.com

Të ngjajshme