Shkrimtarja angleze dhuron një milionë funte për dy organizata bamirësie

4 Maj, 2020 - 12:57 pm

Në këtë kohë pandemie, të gjithë po mundohen të japin kontributin e tyre për ta bërë sa më të lehtë situatën. Shumë artistë kanë ndarë shumë të mëdha për t’i dalë në ndihmë njerëzve që po përballen me Covid-19. Kështu, autorja e librave të magjistarit më të famshëm në botë, Harry Potter, J.K. Rowling do të dhurojë një milionë funte për dy organizata bamirësie.

Rowling tha se paratë do të ndaheshin në mënyrë të barabartë për shoqatën “Crisis” që ndihmon të pastrehët dhe “Refuge” që mbështet njerëzit që kanë pësuar dhunë në familje.

Përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se “po mendon për njerëzit që ndodhen jashtë duke bërë punën e tyre për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës”. / KultPlus.com

Të ngjajshme