11 Qershor, 2020 - 12:58 pm
Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling ka publikuar një ese ku flet për herë të parë për dhunën dhe abuzimin seksual në jetën e saj, reagim ky që vjen pas kritikave që mori për komentet transfobike që bëri në media sociale, njofton KultPlus.
JK Rowling ka zbuluar përvojën e saj të abuzimit dhe sulmeve seksuale për herë të parë, në një ese të gjatë dhe shumë personale të shkruar si përgjigje ndaj kritikave për komentet e saj publike për çështje transgjinore.
Autorja zbuloi se ajo ishte “një e mbijetuar nga dhuna dhe abuzimi seksual”, duke përmendur këtë krahas besimit të saj në lirinë e fjalës dhe përvojës si mësuese, si arsye prapa pozicionit të saj, njofton Insajderi.
Ajo tha se kritikat “më kanë lënë një në një vend shumë të errët brenda kokës time, si kujtime për një sulm seksual që pësova në vitet 20-ta. Ai sulm ndodhi në një kohë dhe në një hapësirë ku unë isha e pambrojtur, dhe një njeri kapitalizoi në këtë mundësi. Nuk mund t’i mbyllja ato kujtime dhe e pata të vështirë të mbaja zemërimin dhe zhgënjimin tim për mënyrën se si qeveria ime po tregohen të lirshëm me sigurinë e grave dhe vajzave”.
Ajo gjithashtu konfirmoi për herë të parë se kishte pësuar abuzim fizik në të 20-tat. “Nëse mund të hysh brenda në kokën time dhe të kuptoni se çfarë ndjej kur lexoj për një grua trans që vdes në duart e një burri të dhunshëm, ju do të gjeni solidaritetin dhe fisnikërinë”, shkroi ajo. /theguardian/ KultPlus.com