11 Nëntor, 2023 - 9:00 am
Në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.
Ne këtë seminar është e ftuar edhe një përkthyese e shquar italiane, konsulente editoriale e Sallonit te Librit ne Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë teme, znj. Ilide Carmignani.
Botues, përkthyes, mësues, autorë të letërsisë për fëmijë, jeni të ftuar.
Moderator i seminarit, përkthyesi Ilir Baçi. / KultPlus.com