Shoqata e shkrimtarëve ‘Beqir Musliu’ e shpall Sherafedin Kadriun si shkrimtari i vitit

30 Dhjetor, 2021 - 5:30 pm

Për herë të parë që nga themelimi (1997), shoqata alternative e shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, ka shpallur Sherafedin Kadriu si shkrimtari i vitit, shkruan KultPlus.

Juria letrare , e themeluar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubit Beqir Musliu, në përbërje, Nexhat Rexha, Albina Idrizi e Sabit Rrustemi për vlerësimin dhe zgjedhjen e shkrimtarit të vitit , nga botimet letrare të vitit 2021, të anëtarëve të këtij asociacioni shkrimtarësh, pas shumë konsultimesh të mbrendshme, unanimisht vendosi që të shpall shkrimtarin e vitit2021, studiuesin letrar nga Gjilani, Sherafedin Kadriu.

Arsyetimi Studiuesi letrar Sherafedin Kadriu, i cili njëkohësisht shkruan dhe poezi e prozë e studime nga fusha e arkeologjisë dhe trashëgimisë shpirtërore, gjatë vitit që po e lëmë pas, ka botuar dy vepra mjaftë të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, librin me vështrime kritike, në kërkim të thellësive poetike dhe tjetrin nga trashëgimia kulturore me titull trashëgimia materiale e Gjilanit me rrethinë.

Si libri i parë, ashtu dhe i dyti, shquhen për një qasje shumë profesionale, shqyrtim të thellë kriitik dhe me përfundime meritore, te akëcila vepër apo autor ( te vepra e parë ) dhe me një njohje të lakmueshme e të trajtuar si duhet të një trashëgimie material e kulturore të Gjilanit nëpër kohë.

Vlerësojmë gjithashtu se edhe veprat tjera e autorët tjerë, pjesë e këtij asociacioni, të cilët kanë botuar vepra të reja brenda këtij viti, kanë sjellur vlera të reja në letërsinë tonë, qoftë në poezi, në prozë apo në studimet letrare. /KultPlus.com

May be an image of 2 people, book and text

Të ngjajshme