16 Janar, 2020 - 3:00 pm
Gerard de Nerval është padyshim njëri nga poetët më të mëdhenj francez, i cili ka lindur më 22 maj të vitit 1808 dhe ka vdekur më 26 janar të 1855’ës, shkruan KultPlus.
Nerval ishte poet, novelist, dhe përkthyes i shquar, i cili konsiderohet si figura kyce e romantizmit francez.
Puna e tij lidhet kryesisht me poezinë dhe novelën, ndërsa theksi bie te lidhjet e tij me shqipëtarët, gjegjësisht pashain shqiptar të Akrës.
Nervali solli në gjuhën frënge, shkrimtarët më të mëdhenj gjerman të kohës, derisa u shqua edhe për punën e tij në gazetari.
Nga krijimtaria e tij u ndikua më vonë edhe Marsel Prusti, si dhe shumë artistë tjerë të mëvonshëm.
Më poshtë, po sjellim thënien e tij të famshme për shqiptarët:
“Shqiptarët ngado që ishin kanë qenë luftëtar të mëdhenj që nuk i janë frikësuar vdekjes” /KultPlus.com