1 Mars, 2021 - 4:58 pm
Bleona Hasani është lindur në Suedi por lidhjet me Kosovën i ka shumë të forta. Së fundmi ajo ka fituar çmimin e parë në Radion shtetërore suedeze ku këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat.
Në një intervistë televizive, 16-vjeçarja thotë se krahas muzikës në gjuhë angleze ka dhe tre projekte në Kosovë. Ajo thotë se e viziton shpesh Mitrovicën, origjinën e saj dhe gjithmonë mërzitet kur do të duhet të kthehet në Suedi.
Lajmi se është fituese në Radion e Suedisë thotë se e ka gëzuar shumë qysh më herët e ka ndjerë se me muzikë do të punojë dhe në të ardhmen.
Dhe pse ka lindur në Suedi Bleona e flet mjaft mirë shqipen dhe thotë se nuk e harron kurrë. Mbështetësi më i madh për të është i ati.
Përsa i përket projekteve në Kosovë një prej tyre ajo thotë se e ka shumë për zemër. “Po tani kjo këngë që kam përfunduar e dua me krejt zemër dhe shpresoj që ti pëlqejë të gjithëve. Kam dhe dy të tjerë projekte në Kosovë”, tha Bleona.
Bleona rrëfen se në Suedi është më e vështirë të ecësh në muzikë, por është e lumtur që e ndjekin bashkëkombësit e saj./ KultPlus.com