6 Prill, 2018 - 9:36 pm
Dritëro Agolli, një nga poetët më të mëdhenj shqiptar, ka një vit qëkur ka ikur nga kjo botë, por veprimtaria e tij artistike e mban akoma gjallë.
Krahas disa veprave e poezive, sot kujtojmë përgjigjen e tij në një intervistë të bërë vite më parë.
Derisa pyetja e gazetarit ishte “Si jeni me shëndet”, Dritëroi përgjigjet se shëndeti i tij është sipas stinëve të vitit e stinëve të politikës.
“Unë kam shëndetin e një të moshuari: herë mirë, herë keq; sipas stinëve të vitit dhe stinëve të politikës. Në stinët e vitit më zë gripi, në stinët e politikës më zë depresioni. Vuaj nga frymëmarrja, pasi i kam mushkëritë e dobëta; vuaj dhe nga nata, pasi pres që të gdhihet, se e di që do të vijë një kohë që nuk do ta shoh të gdhirën, domethënë dritën”, ishte përgjigja e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli. / KultPlus.com