Sivjet nuk do të ketë Nobel për Letërsi

4 Maj, 2018 - 9:54 am

Akademia suedeze ka njoftuar se sivjet nuk do të jepet çmimi Nobel për letërsi, raporton agjencia e lajmeve “TT”.

Kjo organizatë e ka shtyrë ndarjen e çmimit të sivjetmë për vitin e ardhshëm.

Sot pritej që Akademia të bënte të ditur nëse sivjet do të jepet çmimi Nobel për letërsi, përkundër skandalit më të madh që ka goditur këtë Akademi që prej themelimit në vitin 1901, transmeton Koha.net.

Organizata ka thënë se po përballet me krizën lidhur me akuzat për ngacmime seksuale të bëra ndaj fotografit Jean-Claude Arnault.

Ndasitë në Akademi filluan nëntorin e vitit të kaluar kur Arnault, i cili drejtonte një projekt kulturor të financiar nga Akademia suedeze, u akuzua nga 18 gra për ngacmime seksuale.

Disa prej këtyre incidenteve besohet të kenë ndodhur në pronën që i takonte Akademisë. Arnault i ka mohuar këto akuza.

Të ngjajshme