27 Gusht, 2017 - 2:45 pm
Me manifestimin poetik “Ura të Strugës” dhe dorëzimin e çmimeve të sivjetshme të festivalit, sonte përfundojnë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” të 56-at me radhë.
Festivali nesër zhvendoset për në Shkup, ku në mënyrë tradicionale do të mbahet Mbledhja e poetëve në Matkë, ndërsa në mbrëmje do të ketë edhe Miting ndërkombëtar të poezisë në sheshin “Maqedonia”.
Edicioni i sivjetmë filloi më 23 gusht, me leximin e poezive ndërkombëtare “Merdianet Poetike”, në të cilën poezinë e tij të parë e recitoi fituesi i sivjetmë i “Kurora e artë”, Çarls Simiq, ndërsa hapjen solemne të festivalit e bëri Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.
Në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” të vitit 2017 marrin pjesë tridhjetë poetë nga Maqedonia dhe jashtë./ KultPlus.com