Sonte në KultPlus Caffe Gallery, finalja e konkursit poetik ‘Poezi për paqe’

6 Nëntor, 2019 - 1:18 pm

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, sonte do të mbahet nata finale e konkursit të poezisë ‘Poezi për Paqe’.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, KultPlus mbështetur nga UN Women ka shpallur të hapur konkursin “Poezi për Paqe” ku në adresën e KultPlusi-it çdo ditë kanë ardhur një numër i madh i poezive.

Konkursi ishte i hapur për të gjitha poetet gra dhe vajza të të gjitha moshave, dhe komuniteteve në Kosovë.

Aplikimet janë vlerësuar nga juria profesionale e përbërë nga profesori dhe poeti i njohur Sali Bashota, studiuesi dhe shkrimtari Agron Gashi dhe studiuesja dhe gazetarja Jeta Zymberi, të cilët edhe kanë zgjedhë finalistet e këtij konkursi.

Sonte në ngjarje do të jenë të pranishme autoret e 10 poezive të përzgjedhura. Në këtë mbrëmje poetike, autoret Albina Rushiti, Kaltrina Pacolli, Albana Muja, Vlora Konushevci, Fjolla F. Avdylaj, Alketa Spahiu, Festinë Avdiu, Tinka Kurti, Diana Basholli dhe Burbuqe Latifi do t’i lexojnë poezitë e tyre para të pranishmëve dhe krejt në fund juria do të shpallë vlerësimin për tri poezitë më të mira të këtij konkursi të cilat edhe do të shpërblehen nga organizatorët.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Youth for Kosovo” mbështetur nga UN Peacebuilding Fund, dhe zbatuar nga UN Women, UNDP-UNV dhe UNICEF. /KultPlus.com

Të ngjajshme