5 Prill, 2021 - 9:28 am
Sonte, 5 prill, prej orës 19:00 në Mitrovicë promovohet libri ‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’ i gazetarit Arbër Selmani, shkruan KultPlus.
Libri është promovuar para disa ditësh në Prishtinë ndërsa përmbanë 14 intervista gazetareske të cilat fokusohen në këta emra: Abdullah Konushevci, Xhevat Syla, Hana Cakuli, Mixha Ramë, Malda Susuri, Rifat Kukaj, Zake Prelvukaj, Lala Meredith Vula, Kenneth Andresen, Adelina Thaci, BB Poqi, Agim Qena, Luan Hajra, Naser Berisha.
Libri do të promovohet prej orës 19:00 në 7Arte në Mitrovicë.
Të gjitha fitimet prej librit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm dhe organizatës ‘Autizmi’ në Kosovë. / KultPlus.com