21 Mars, 2019 - 9:23 am
Sot më 21 mars, në ditën e poezisë, në Prishtinë promovohet libri ‘Strehë Dashnie’ i poetit Besnik Camaj, shkruan KultPlus.
Veçan poezive, programi gjatë gjithë kohës do t’përcjellet nën tingujt e kitarës.
Besnik Camaj është i lindur afër burimit të Drinit të Bardhë. Është rritur me bukuritë që i ka falur natyra këtij vendi. Fëmijë i një familjeje me traditë arsimdashëse, që në bankat e shkollës fillore ka manifestuar një talent për poezi. Poezitë ia kushton kryesisht lirisë së vendit, dashurisë dhe shpirtit njerëzor. Prej disa vitesh punon si mësues.
Publikimet e para i bëri përmes internetit në forumet e ndryshme letrare, nga viti 1995 e deri më 2004. Pastaj i përmblodhi në 4 vëllime poezish në librin “Diellit tim” që u botua në Tiranë.
Ky event organizohet nga Social Creativit. Promovimi i librit bëhet në ora 18:00 në Sonder./ KultPlus.com