30 Prill, 2018 - 12:00 pm
Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, bëhet prezantimi i një gjetjeje të rrallë nga autori Agron Alibali “Fjalor etimologjik i shkruar nga albanologu Norbert Jokl”, shkruan KultPlus.
Autori Alibali materialin e ka gjetur pas kërkimeve në Bibliotekën Kombëtare në Vjenë dhe sot pritet t’ua dhurojë të njëjtin në formë CD-je Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Institutit Albanologjik si dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve.
Promovimi do të mbahet sot, më 30 prill, në Bibliotekën Kombëtare, në orën 14:00./ KultPlus.com