21 Janar, 2020 - 8:57 am
Sot prezantohet libri “Qyteti në miniaturë” i punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.
Libri u dedikohet personave të verbër dhe atyre me dëmtime në shikim, të cilët deri më tani kanë krijuar një imazh për objektet e trashëgimisë vetëm përmes ngjarjeve dhe përshkrimit nga të tjerët.
Për të plotësuar fotografinë në mendjen e tyre dhe për të krijuar një lidhje më të afërt emocionale me monumentet e trashëgimisë kulturore, autoret kanë paraqitur në mënyrë kreative 15 monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit të printuara në 3D, duke i bashkangjitur dhe një historik të shkurtër në alfabet brail.
Ky libër do të jetë i shoqëruar me një hartë orientuese të shtypur në reliev për këto 15 monumente.
Përurimi i librit do të bëhet duke filluar nga ora 14:00 në shkollën speciale për të verbër në Pejë. /KultPlus.com