6 Shkurt, 2020 - 1:04 pm
Në vazhdën e promovimeve në KultPlus Caffe Galery, sot do të promovohet libri “Dilemat e Tranzicionit” i autorit Ferdi Kamberi.
Ky libër është një trajtesë e komenteve sociologjike, i ndarë 5 kapituj të ndryshme të cilat trajtojnë problemet dhe dertin e njeriut modern në shoqërinë shqiptare sipas fushave përkatëse. Libri trajton fenomene bashkëkohore të shoqërisë sonë (moderne) duke i krahasuar me shoqëritë e tjera. Secili koment i trajtuar në këtë dorëshkrim ka një domethënie të veçantë kalendarike në zhvillimet e tranzicionit kosovar dhe atij ballkanik.
Temat e shtjelluara në këtë libër janë të ndryshme: tjetërsimi i njeriut dhe rënia e solidaritetit shoqëror tradicional duke marrë forma të reja solidariteti bashkëkohor, rritja e abuzimeve të substancave psiko-aktive nga grupmoshat e reja, martesat e hershme, ndryshimet në strukturën e familjes dhe të farefisnisë, kriza e vlerave dhe ajo identitare, varësia nga mediat sociale, shoundi dhe kiçi, politika dhe arti, diversiteti dhe toleranca, përplasja e religjionit me sekularizmin, disa shpjegime keqkuptuese mbi shkaqet dhe pasojat e divorcit, etj.
Promovimi mbahet sonte prej orës 17:00 në KultPlus Caffe Gallery. Ngjarja është e hapur për të gjithë. / KultPlus.com