3 Tetor, 2019 - 11:55 am
Gjuha spanjolle për herë të parë do të jetë si lëndë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ligjerata e parë do të jetë nesër nga ora 12:00, ku ligjërues do të jetë profesori i Universitetit të Tiranës, Serxho Rama.
Këtë e bënë të ditur Parlamenti Studentor i UP-së me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Dashamirët e gjuhës spanjolle për herë të parë do të kenë një vend për ta mësuar këtë gjuhë, falë iniciativës së Fakultetit të Filologjisë të UP-së që këtë gjuhë ta vendosë si lëndë zgjedhore në programin e këtij viti akademik”.
“Ligjëratën e parë të kësaj lënde do ta mbajë profesori nga Universiteti i Tiranës, Serxho Rama, e cila do të zhvillohet nesër, më 4.09.2019, në orën 12:00”, kanë shkruar ata. /KultPlus.com