18 Dhjetor, 2018 - 11:30 am
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është nikoqire e promovimit të vëllimit të tretë të ciklit romanesk “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” të autorit Stefan Çapaliku.
Ky vëllim është botim i Entit Botues “Gjergj Fishta”, përcjellë KultPlus.
Promovimi do të jetë në formën e bashkëbisedimit të gazetarit Agron Shala me autorin Stefan Çapalikun. Ndërsa aktori Enver Hyseni do të lexojë fragmente të shkurta nga libri.
Promovimi do të mbahet më datë 19 dhjetor në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com