11 Janar, 2019 - 10:04 am
Studentët e Juridikut të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultet e kanë nisur aksionin sot herët në mëngjes për zhvendosjen e karrigeve dhe bankave në hyrjen e Fakultetit.
Kjo ka sjellë tensione dhe përplasje mes tyre dhe policëve privatë që gjenden në godinë. Videot i siguroi gazetari i Ora News, Xhoi Malësia.
Policia private ndërhyri edhe natën te Juridiku
Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.
“Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet.Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura!Mos guxoni të prekni njeri me dorë” janë shprehur studentët.