14 Nëntor, 2017 - 8:30 pm
Libri i parë poetik “Milk and Honey” i autores Rupi Kaur rezultoi të jetë një ndër librat më të shitur. Autorja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram dhe mijëra më shumë në Facebook dhe Twitter, shkruan KultPlus.
Pas suksesit që arriti me librin e parë që është përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë, autorja muajin e kaluar ka publikuar edhe librin e saj të dytë, i cili titullohet “The sun and Her Flowers”. Libri është i ndarë në pesë kapituj dhe përfshin tema të ndjeshme lidhur me humbjen, dashurinë, vetminë dhe identitetin kurse motivi kryesor është natyra.
Puna e saj karakterizohet nga fraza të shkurtra dhe me vizatime të rralla. Ajo ka performuar poezitë e saj në vende të ndryshme të botës ndërsa koleksioni i saj i parë u bë i njohur ndërkombëtarisht pasi që u shiten më shumë se një milion kopje të tij duke qëndruar në listën e librave më të shitur të New York Times, për më shumë se një vit./ KultPlus.com