20 Janar, 2019 - 10:00 pm
Me fraza të tilla si “fakte alternative” dhe “fake news” që tani janë bërë pjesë e leksikut tonë të përditshëm, vazhdojnë ende të bëhen krahasime midis realitetit tonë aktual politik dhe makthit të paraqitur nga George Orwell në librin e tij klasik “1984”.
Në roman, termi i shpikur “doublethink”, që do të thotë “fuqia e mbajtjes së dy besimeve kontradiktore në mendje dhe pranimi i të dyjave”. Mund të ju tingllojë e njohur?
Nuk na vjen në mend një kohë më e përshtatshme për të banuar në shtëpinë e izoluar ku Orwell kishte qëndruar përgjatë kohës kur kishte shkruar ”1984”. Barnhill është një shtëpi-fermë në ishujt e largët të Jura në Hebride. Për arsye se nuk ka asnjeri përrreth, zona është një e njohur për kafshë të egra, kështu që duhet të jeni të gatshëm të ndani kopshtin tuaj me dhi apo me drerë. Në paqen dhe izolimin e mjedisit, Orwell ishte në gjendje të imagjinonte një të ardhme të tmerrshme për njerëzimin në vitin 1984, duke shkruar gjithë romanin gjatë qëndrimit të tij në Barnhill, ku autori kishte ikur nga vëmenja e londinezëve.
PËRDERISA ORWELL ERDHI KËTU PËR TË IMAGJINUAR TË ARDHMEN, NE DO TË IKIM KËTU PËR TË HARRUAR ATË PËR PAK KOHË
Pothuajse e paprekur që nga ditët kur Orwell kishte qëndruar në të, shtëpia është në pronësi të familjes Fletcher, e cila e kishte marrë me qira nga Orwell në vitet 1940. Shtëpia është pothuajse krejtësisht jashtë rrjetit, dhe do ju nevojitet një varkë ose një 4×4 për të arritur atje.
Do të keni mbështetjen e një gjeneratoir për dritë elektrike dhe t’i mbushni telefonat (por ai nuk e përballon një tharëse të flokëve), ka edhe një frigorifer të vogël me gaz.