26 Janar, 2020 - 4:54 pm
Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë grumbullojmë përvoja dhe dëshira, që mbushin zemrat tona. Kur na mbërthen nostalgjia, kur jeta dhemb, kur vijnë pushimet, kujtimet janë fryma më e madhe që na shpëton nga ankthi për atë që ka shkuar dhe që na mungon shumë.
Të jetuarit është një udhëtim i paparashikueshëm drejt së panjohurës, i pikturuar nga ngjarje të pamundshme, humbje të pariparueshme, rënie të papritura dhe zhgënjime të panumërta.
Eshtë një lavjerrës emocional, një shtrëngim i ndjenjave që përzihet vazhdimisht.
Ne ecim dhe përjetojmë një luftë të përditshme midis arsyes dhe emocionit, sepse kemi ndjenja që shpesh duken të pakontrollueshme.
Ne e bëjmë atë mirë dhe e bëjmë përsëri. Ne zgjedhim të duhurin dhe më pas të gabuarin dhe e bëjmë përsëri. Ne i lëndojmë ata që nuk e meritojnë, stresohemi për atë që nuk është e rëndësishme, kemi dhembshuri për ata që as nuk e mbajnë mend ekzistencën tonë. Dorëzohemi pa kthim, dashurojmë pa kthim. Ne merakosemi shumë. Dhe pastaj mësojmë – apo jo.
Por, kur ngrihemi nga dhimbjet e jetës, bëhemi më të fortë dhe më të sigurt për ato gjëra dhe ata njerëz që kanë rëndësi. Dhe ne e kuptojmë se ajo që meriton vëmendje është gjithçka që përfshin dashuri të vërtetë, qofshin ato ndjenja, njerëz, ngjarje apo vende. / meb.al/ KultPlus.com