23 Shtator, 2019 - 2:00 pm
Aristoteli është emri më embelmatik i filozofisë në periudhën antike greke. Këtu kemi zgjedhur disa thënie më të njohura, shkruan KultPlus.com
1- Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye, apo pa një parim.
2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.
3- Demokraci është atëherë, kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.
4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.
5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është aspak edukim.
7-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.
9- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.
10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia, ai do të ishte kafsha më e keqe.
12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.
13- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.
14- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.
15- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.
16- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.
17- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.
18- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.
19- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.
20- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.
21- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.
22- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.
23- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.
24- Lumturia varet nga ne.
25- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.
26- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.
27- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.
28- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.
29- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.
30- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri, sesa ndjen.
31- Është shenja e një mendje të ditur, të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.
32- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.
33- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës, se për shkak të respektit.
34- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.
35- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri, se të marrin.
36- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.
37- Natyra nuk bën asgjë kot.
38- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.
39- Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.
40- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.
41- I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.
42 – Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.
43- Sekreti i humorit është befasia.
44- Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.
45- Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.
46- Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.
47 – Njohja e vetes, është fillimi i çdo urtësie.