30 Prill, 2019 - 7:30 pm
Një natë pa gjumë
– Migjeni
Pak dritë!
Pak dritë!
Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë!
O burrë!
O hero’ ngado që të jesh. ….Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin…
Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote?Kur ti këndon thonë se asht afer drita…Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.